Një video virale e ka kapur në momentin kur një copë akulli hidhet brenda një vrime të thellë 450 metra.
Në pamjet e postuara në Twitter, akulli bën një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme të tingujve të pazakontë ndërsa përplaset në fund të vrimësm, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët ishin në Antarktidë duke nxjerrë bërthamat e akullit 8000-vjeçar për të studiuar klimën parahistorike të Tokës kur regjistruan videon.
Videoja u postua nga gjeokemisti izotop, John Andrew Higgins dhe bashkëpunëtori i kërkimit shkencor të Universitetit të Uashingtonit, Peter Neff.
Ekipi i hulumtimit po merrte copa të mëdha akulli dhe i nxirrte ato në përpjekje për të studiuar përbërjen e tyre.
Dr Neff shpjegon se tingulli i shtrembëruar që dëgjohet teksa bie akulli është një ndryshim i çuditshëm që është efekti Doppler.
Ky është një fenomen fizik, i cili shihet edhe në astrofizikë ndërsa universi zgjerohet. /Telegrafi/