Telegrafi

Hedh në rrugë qesen e najlonit, çiklisti i jep leksion shoferit të Lamborghini

Një çiklist kishte vendosur ta ndëshkojë në mënyrën më të mirë të mundshme shoferin e pakujdesshëm e një Lamborghini.

Siç mund të shikohet në videon amatore të publikuar më poshtë, shoferi i veturës sportive hedh nga dritarja një qese të najlonit, transmeton Telegrafi.

Por në atë moment aty u shfaq një çiklist që u përkul për ta marrë qesen e najlonit, të cilën më pas ia futi brenda në veturë shoferit të pandërgjegjshëm.

Me këtë veprim i ka dhënë një leksion se një veprim të tillë nuk duhet ta përsëris në të ardhmen. Nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur ngjarja, por videoja po bën xhiron e botës. /Telegrafi/