Telegrafi

Hedh në pusetë një fishekzjarr, nga shpërthimi i fuqishëm kinezi i vogël fluturon tri metra në ajër

Ky është momenti rrëqethës kur një djalë i vogël nga Kina hidhet në erë, pasi e hedh në pusetë një fishekzjarrë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një kinez i vogël afër një kompleksi banesor i afrohet pusetës së kanalizimit dhe hedh mjet piroteknikë, ku nga forcat e madhe shpërthyese kapaku fluturon dhe e hedh djaloshin në ajër, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë vogëlushi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, e ngjarja ka ndodhur në Kangle në provincën Gansu.

Mediat kineze raportojnë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që vogëlushin e ka hedhur në ajër për mbi tri metra lartësi. /Telegrafi/