Site icon Telegrafi

Hedh në kontejner foshnjën e porsalindur, gruaja tregon arsyen pasi arrestohet nga policia turke: Kisha frikë nga babai sepse nuk e dinte

Një grua në Gaziosmanpasha të Stambollit, është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur në kontejnerë të mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur.

Mediat turke raportojnë se gruaja është arrestuar nga policia turke, dhe pasi është intervistuar ka treguar arsyen se pse e kishte bërë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Babai im nuk e ka ditur, e kam bërë nga frika”, ka shtuar ajo në stacionin policor në Stamboll.

E foshnjën e gjeti një qytetar që e dëgjoi duke qarë dhe tingulli vinte nga një kontejner i mbeturinave – duke e detyruar t’i telefonojë menjëherë policisë dhe ndihmës së shpejtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version