Deri këtu nuk ka ndonjë gjë interesante. Por punonjësit e fabrikës kur e panë që kompjuteri ishte “Apple I”, ndër të parët e gjigantit amerikan hezituan ta riciklonin atë.
Kompjuteri daton që nga 1976, dhe është një nga 200 pajisjet e prodhuara nga “Apple”, duke e bërë një produkt mjaft joshës për koleksionuesit e industrisë së teknologjisë, transmeton Shekulli Online.
Firma që menaxhonte fabrikën e riciklimit e shiti këtë kompjuter “antik” për 200 mijë dollarë, por që ka në plan që gjysmën e këtij fitimi prej 100 mijë dollarë t’ia ofrojë donatorit që në këtë rast është gruaja në fjalë.
Problemi i vetëm është se nuk dihet identiteti i saj dhe nuk ka lënë as emër e as informacion.