int(1) Hedh dyshekun me një milion dollarë në të - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Hedh dyshekun me një milion dollarë në të

Një grua në një radio stacion ushtarak kishte treguar se si i kishte blerë nënës së vet të hënën një dyshek për ta befasuar, e të vjetrin e kishte hedhur. Vetëm atëherë e kishte kuptuar se nëna e saj në dyshek kishte fshehur kursimet e tërë jetës së saj.

Kur ka shkuar të kërkojë dyshekun e hedhur, ka parë se punëtorët e kompanisë së higjienës publike veçmë e kishin marrë, derisa kërkimi nëpër tri deponi nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Drejtuesi i njërës prej deponive të mbeturinave ka deklaruar se të punësuarit e tij po i ndihmojnë gruas e cila është “tmerrësisht e dëshpëruar”, por edhe ka thënë se është e vështirë të gjendet dysheku në një vend ku çdo ditë hidhen nga 2.5 tonë plehra.

Exit mobile version