Site icon Telegrafi

I hedh acid në fytyrë në qendër të qytetit, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë sulmon me acid një person tjetër, të cilin sipas të gjitha gjasave ia verbon njërin sy.

Sulmi ka ndodhur në rrugën Old në pjesën lindore të Londrës, pasi viktima dhe një mik i tij ishin grindur me sulmuesin, transmeton Telegrafi.

Pas disa minutave ata takohen sërish në rrugë, dhe në një moment sulmuesi i hedh acid në fytyrë nga një shishe.

26-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë në sulmin që i ka dëmtuar njërin sy, si rezultat i spërkatjes me acid. /Telegrafi/

Exit mobile version