Një burrë në Indi ka sulmuar me acid një grua të martuar, e cila refuzoi propozimin e tij për martesë në ditën e të dashuruarve (Shën Valentin), duke e lënë përgjithmonë me zemër të thyer.
Viktima 30-vjeçe, nga një fshat i vogël në Jaipur të Indisë, po punonte si pastruese në një qendër tregtare, kur Mehboob Khan iu afrua me një shishe acid në dorë, transmeton Telegrafi.
Khan, 35-vjeç, që punon si shofer, kishte ndjekur viktimën për më shumë se dy vite dhe jetonte afër saj, thuhet në raportin e policisë.
Por, ai e kishte kërcënuar me vdekje nëse nuk shkurorëzohet nga bashkëshorti, me të cilin është e martuar për më shumë se 10 vite.
Duke mos besuar se do ta vret, nëna e tre fëmijëve kishte refuzuar propozimin e tij për martesë dhe kështu ishte larguar nga ai, por Khan që dy herë është shkurorëzuar, e ndoqi dhe në një moment i hodhi acid në fytyrë, gjoks dhe duar.
Pasi tentoi të ikë nga vendi i ngjarjes, ai hasi në rezistencë nga punonjësit dhe kalimtarët e rastit në qendrën tregtare. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur Khan fillojnë ta rrahin brutalisht qytetarët që nuk kursejnë grushtat e shkelmat.
Mjekët kanë konfirmuar se rreth 15 për qind e fytyrës e viktimës është djegur, kurse gjoksi dhe duart më pak. Ndërkaq Khan është duke u trajtuar në spitalin e njëjtë pas grushtave dhe shkelmave, dhe pasi të lirohet do të përfundojë prapa grilave. /Telegrafi/