Site icon Telegrafi

Hedh 10.000 funte nga dritarja

Lexuesit e tij, e kishin sfiduar Bodsonin që t’u japë para, dhe ai edhe bëri ashtu. Nga dritarja e tij, në rrugën Carnaby, ai hodhi paratë, të cilat i kishte përzier me monedhat false 6 funtesh, “sa për t’u argëtuar”.

“Është e pabesueshme sa shpejt zhduket një shumë e tillë e parave. Ishte një gjest për Krishtlindje të lumtura”, ka thënë Bodson.

Lexuesit e portalit të tij, e kanë ditur planin e Bodsonit, mirëpo kalimtarët e rastit kishin mbetur të shokuar.

Vitin e kaluar, Bodson kishte publikuar kodin e kredit-kartës së tij, në murin e ndërtesës ku punon, duke iu mundësuar kalimtarëve të rastit të blejnë çfarë të duan në llogari të tij – në vlerë prej 10.00 funtesh. /Telegrafi/

Exit mobile version