Telegrafi

Hecking: Duam të shkruajmë historinë

Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, ka thënës e beson te kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se Real Madridi do të ketë përkrahjen e tifozëve, por ata udhëtojnë për të bërë historinë.

“Falë paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë ne kemi fituar respektin e Real Madridit, tani është në dorën tonë të kualifikohemi më tutje”.

“Jemi të vetëdijshëm se 80.000 tifozë do të jenë në stadium për të përkrahur Realit. Duhet të bëjmë një tjetër mbrëmje magjike, sepse duam të vazhdojmë udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve”.

“Mezi po pres të zbresin në fushë sepse ne e dimë që mund të shkruajmë historinë e klubit tonë”, ka thënë Hecking. /Telegrafi/