Telegrafi

HEB’S prezanton shërbimin më të ri “Self Order” gjatë spektaklit të BBVK

Në një hap të ri dhe inovativ për industrinë e shërbimeve në Kosovë, HEB’S ka zbuluar risinë e fundit gjatë spektaklit të të BBVK – shërbimin “Self Order”.

Ky sistem i ri i porositjes ua ofron klientëve mundësinë të bëjnë porositë e tyre pa pasur nevojë të presin në radhë, përmes një aplikacioni shumë praktik.

“Self Order” synon të thjeshtojë dhe të përshpejtojë procesin e porositjes, duke eleminuar një nga pengesat më të mëdha që hasin klientët – pritjen në radhë.

Foto: Screenshot/YouTube

Aplikacioni “Self Order” iu prezentua së pari banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Ata patën rastin të përdorin shërbimin e ri për të bërë porositë për darkën e tyre, e cila do të shijohet pas përfundimit të spektaklit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky moment i veçantë jo vetëm që solli një element surprize për banorët, por gjithashtu u bë një demonstrim i shkëlqyer i lehtësisë dhe efikasitetit që sjell “Self Order” në jetën e përditshme.

Mundësia për të përdorur “Self Order” nga HEB’S tani është hapur për publikun e gjerë në Kosovë. /Telegrafi/