Telegrafi

Heb’s mbërrin edhe në Shqipëri

Pula e famshme e Heb’s Fried Chicken mbërriti edhe në Shqipëri. E njohur për ushqimet e shijshme të pulës, Heb’s tani e gjeni me dy lokacione në Tiranë, tek Air Albania Stadium dhe Kompleksi Delijorgji.

Dhe kjo nuk është e gjitha, Heb’s po planifikon të hapë së shpejti edhe dy lokacione të reja, në Dhërmi në qendrën “Green Coast” dhe në Tiranë tek “Blloku”.

Ndër specialitetet më të famshme të Heb’s Fried Chicken janë Heb’s Spicy Wings, Heb’s Chicken Burger, Heb’s Chicken Tenders dhe shumë shije tjera që ju mund t’i shijoni tashmë edhe në Shqipëri.

Kujtojmë se Heb’s ka lokacione të hapura në të gjithë territorin e  Kosovës.

Ambientet e Heb’s janë shumëngjyrëshe dhe shumë rinore. Ata duan që rinia të kenë një vend ideal për të konsumuar ushqim, në një ambient komfort me një energji të mirë.

Shqipërisë nuk mund t’i mungonte shija e Heb’s, andaj mos harroni ta vizitoni në lokacionet e reja gjatë pushimeve tuaja në Shqipëri.