Site icon Telegrafi

Heb’s Kosova – brendi kosovar që po fiton çmime evropiane!

Heb’s Kosova është një brend kosovar që u themelua në vitin 2019, kur edhe i hapi dy pikat e para në qytetin e Prizrenit.

Suksesi i brendit u pa që në fillim dhe, pas një kohe, Heb’s Fried Chicken hapi edhe pikat tjera në Albi Mall, Ferizaj Village, si dhe në Rrugën B në Prishtinë.

Heb’s Fried Chicken është dizajnuar nga Maden Group dhe është duke korrur suksese në Evropë, ku po vlerësohet me çmime nga platformat më të ndryshme ndërkombëtare për arkitekturë.

Vlerësimi i këtyre platformave bëhet në mënyrë krejtësisht profesionale dhe strikte.

Së fundmi, gjiganti arkitekturial Arch Daily e ka renditur Heb’s Kosova në mesin e projekteve më të arritura në botë.

Menjëherë pas kësaj, Heb’s Kosova ka marrë vëmendjen edhe të platformës tjetër “Archello, të cilët po ashtu e kanë vlerësuar lart brendin kosovar.

Por sukseset nuk janë ndalur aty, pas botimit në “Arch Daily” dhe në “Archello”, ku e shpallen Heb’s Kosova si fitues të çmimit “Big See Interior Design 2020” në Slloveni, është bërë edhe botimi tjetër në revistën italiane “G & G”, të cilët e kanë renditur brendin kosovar si një nga restorantet me ngjyra të llojllojshme si vend i lumtur.

E së fundmi, si qershia mbi tortë, Heb’s Kosova është shpallur fitues për projektin më të mirë të vitit 202 mes shumë projekteve tjera në platformën “Archello”.

Heb’s Fried Chicken është një brend i fokusuar në produktet e mishit të pulës me gamën e gjerë të hamburgerëve, spicy wings, chicken tenders, duke mos i lënë anash as produktet e viçit.

Dashuria për ushqimin e mrekullueshëm, ëmbëlsirat e koktejet dhe praktikat për të kaluar shumë kohë në vendin e preferuar, janë një prej karakteristikave kyçe të këtij brendi kosovar që e kanë bindur t’i kushtojë shumë vëmendje rehatisë, pamjes së veçantë.

Heb’s Kosova ka një koncept që rezulton lumturi dhe pozitivitet, duke e bërë hapësirën të duket gjithmonë si pranverë. Madje, një ndër veçoritë tjera të mrekullueshme është edhe gjelbërimi i cili krijon një lidhje me natyrën.

Për më tepër, yjet e gjelbër janë dy ullinjtë e vendosur në fokus, po ashtu fletat e lehta metalike krijojnë një lojë dinamike të dritës e cila ia shton hijeshinë gjatë tërë kohës.

Sidoqoftë, pika kyçe më e fortë e Heb’s Kosova është cilësia dhe punimi i ushqimeve të freskëta çdo ditë.

Prandaj, Heb’s Kosova synon që gjithmonë t’i shërbejë ushqimet më të freskëta dhe kualitative, duke qenë çdo herë në shërbim të konsumatorëve.

Exit mobile version