Site icon Telegrafi

Hebrenjtë radikalë filmohen duke i pështyrë të krishterët në qytetin e vjetër të Jerusalemit

Një grup hebrenjsh radikalë u filmuan duke pështyrë dhe bërtitur ndaj pelegrinëve të krishterë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Incidenti shkaktoi një protestë, sepse nuk ishte i pari i këtij lloji dhe ndodhi në Sukkot, të cilin të krishterët e festojnë si Festa e Tabernakujve, duke tërhequr çdo vit mijëra pelegrinë të krishterë në Tokën e Shenjtë.

Në video, hebrenjtë shihen duke kaluar pranë një grupi të krishterësh që mbanin një kryq dhe duke pështyrë në drejtim të besimtarëve të krishterë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi ashpër çdo sulm ndaj besimtarëve katolik, raporton jerusalempost.

“Ne do të tregojmë zero tolerancë ndaj atyre që lëndojnë besimtarët, do të ndërmarrim hapa të menjëhershëm kundër veprimeve të tilla. Sjellja ofenduese ndaj besimtarëve është përdhosje dhe është e papranueshme. Izraeli është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të lirisë së adhurimit dhe pelegrinazhit në vendet e shenjta të të gjitha besimeve”, tha ai.

Kryerabini Ashkenazi David Lau e dënoi incidentin, duke theksuar se një sjellje e tillë e papranueshme nuk duhet të lidhet në asnjë rast me ligjin fetar hebre. /Telegrafi/

Exit mobile version