Site icon Telegrafi

Hebrenjtë dhe myslimanët duke vallëzuar së bashku në një ceremoni në Bahrein (Video)

Një ceremoni për të kremtuar festën hebreje të Hanukkah është mbajtur në Mbretërinë myslimane të Bahreinit.

Kjo festë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u organizua nga milioneri amerikan, hebreu Lazer Scheiner.

Në videon e publikuar në mediat sociale, myslimanët dhe hebrenjtë janë parë “dorë për dore” dhe duke kënduar dhe vallëzuar.

Bahraini, një monarki e vogël arabe në Gjirin Persik, ka një popullsi prej 1.3 milionë banorësh. Më pak se 50 hebrenj janë në mesin e tyre, sipas vlerësimeve nga mediat izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version