Site icon Telegrafi

“Heavy Metal Lover” e Lady Gagas, hit në internet

Albumi i Lady Gagas është lansuar dje dhe një prej këngëve më të pëlqyera nga fansat nëpër rrjetet sociale është “Heavy Metal Lover”, e cila besohet të jetë e ngjashme me hitin e viteve të 80-ta, “The Edge Of Glory”.

Në editorialin e saj, revista Metro e përshkruan këngën si bombastike.

“Rihanna kujdes – Lady Gaga po vjen me një këngë shumë më të rëndë se sa S&M”, shkroi Metro në editorial.

Fansave të Lady Gagas u është dhënë mundësia që të dëgjojnë këngët e albumit të ri të superyllit me anë të lojës online “Farmville”. /Telegrafi/

Exit mobile version