Site icon Telegrafi

HBO Max pritet të lansohet edhe në 15 vende të tjera evropiane

Platforma e transmetimit nga WarnerMedia, HBO Max pritet të lansohet më 8 mars në 15 vende të tjera evropiane.

Vala tjetër e vendeve janë: Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, transmeton Telegrafi.

Kjo do të çojë numrin e përgjithshëm në 61 territore në të gjithë Evropën dhe Amerikat për transmetuesin.

Më vonë këtë vit, shërbimi do të shtojë edhe gjashtë vende të tjera të Evropës, përfshirë Greqinë dhe Turqinë.

HBO Max do të jetë i disponueshëm në pajisje të shumta, si dhe në partnerë të përzgjedhur televizivë lokalë. /Telegrafi/

Exit mobile version