HBO Max ende është në shërbim. Por që nga vera e vitit 2023 më nuk do të jetë në dispozicion, dhe në vend të saj do të jetë një platformë e re shërbyese e cila do t’i zëvendësojë që të dyja, HBO Max dhe Discovery Plus, deklaroi David Zaslav, drejtori ekzekutiv i Warner Bros Discovery.
“HBO Max ka një grup funksionesh konkurruese, por ka pasur një çështje në lidhje me performancën dhe klientët” tha Zavlev në një intervistë për The Verge, transmeton Telegrafi.
Ai pretendoi se Dicovery Plus ka një staf më të mirë teknologjik dhe se do të bëhej thelbi i shërbimit më të ri i cili do ta kombinojë përmbajtjen e HBO Max me përmbajtjen dhe teknologjinë e Discovery Plus.
“Ne mendojmë se ky produkt i ri do të jetë i shkëlqyeshëm” vazhdoi tutje Zaslav, duke i siguruar fanatikët e këtyre shërbimeve se kompania nuk do ta bëjë një zinxhir anulimesh të HBO Max. Ky lajm vije pas një jave ankthi për përdoruesit e platformës.
Më herët gjatë javës kompania mori vendim që ta largojë nga kalendari i publikimeve filmin Batgirl i cili pothuajse kishte përfunduar xhirimet. Disa filma shtesë që ishin ekskluzive për platformën HBO Max janë “zhdukur” nga shërbimi, por që ende janë në dispozicion për t’u marrë me qira ose të blihen. /Telegrafi/