Malisheva ka arritur fitore ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një pjesë e parë e qetë me disa raste shënimi, por pa arritur as vendasit e as mysafirët të gjejnë rrugën e rrjetës.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan baras me rezultatin e bardhë 0-0.
Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur në minutën e 72-të Agon Xhaka u përjashtua pas dy të verdhëve.
Po krejt në minutën e fundit të ndeshjes, Drilon Hazrollaj arriti të nxjerr një penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte talenti i madh malishevas që realizoi për 1-0 në minutën e 90+7.
Me këtë fitore Malisheva blindon pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë sosh.
Ndeshjen e ardhshme Malisheva luan në udhëtim te Drita në Gjilan, derisa Liria para tifozëve të vet pret Llapin. /Telegrafi/