Site icon Telegrafi

Haziri: Vendimi i Qeverisë që prek gjithë territorin e Kosovës, s’ka frymë kushtetuese

Foto: Arkiv

Kryetari i Gilanit Lutfi Haziri ka thënë se vendimi i qeverisë nuk ka frymë kushtetuese.

Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Komuna e Gjilanit një numër të madh të masave që sot ka marrë qeveria i ka në zbatim.

Megjithatë Haziri thotë se vendimi i sotshëm i Qeverisë është përtej autorizimeve dhe te ai mungon fryma kushtetuese.

“Kuvendi i Kosovës është ai që shpall gjendje që vlen për tërë territorin e Kosovës”.

Haziri thotë se qytetet dallojnë për nga shkalla e emergjencës dhe nuk mund të trajtohen njëjtë të gjitha.

“Ligji zbatohet vetëm në lagje, fshatra apo pjesë urbane ku potencialisht infeksioni mund të rritet. Vendimet për tërë territorin e Kosovës mund të merr vetëm Kuvendi i Kosovës dhe përfaqësuesit e popullit”.

Haziri thotë se qeveria po përdorë mekanizma të gjendjes së jashtëzakonshme por me emër tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version