Site icon Telegrafi

Haziri: Vajza e Xhemajl Mustafës na kërkoi të mos i përdorim emrin e babait në fushata (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ende në LDK meritokracia nuk është bërë parim.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gara në LDK duhet të bazohet në meritokraci por nuk mund të injorohen rrënjët familjare të kandidatëve për struktura të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se vajza e Xhemajl Mustafës ka kërkuar nga strukturat e LDK-së të mos e lakojnë emrin e babait të saj të vrarë në fushata elektorale.

“Nga ajo kohë, LDK-ja dhe unë jemi të rezervuar ta përdorim emrin e tij pasi familja ruan të drejtën të kërkojë diçka të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se djali i Xhemajl Mustafës, Besiani është larguar nga pozita e tij si drejtor i Agjencionit për Promovime në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe askush nuk ka reaguar.

Lexo po ashtu Haziri: LDK të ketë kujdes, sondazhet nuk përkthehen automatikisht në vota (Video)

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë në një garë të ngushtë me deputetin e kësaj partie Arben Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version