Site icon Telegrafi

Haziri uron karateistët e Dritës

Në këtë kampionat, të mbajtur për herë të parë në Kosovë, bilanci i suksesit të klubit ‘Drita’ ishte: 28 medalje të fituara, prej tyre 12 të arta, 8 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ia pari i Komunës së Gjilanit, i ka uruar sportistët për rezultatet e mëdha, duke thënë se “suksesi i klubit të karatesë ‘Drita’ e ka bërë krenar Gjilanin, Anamoravën dhe mbarë Kosovën”.

Haziri tha se në shenjë mirënjohje do të ndahet një grant nga Komuna e Gjilanit për klubin, duke i konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për këtë klub dhe për sportin në përgjithësi.

Ndërsa, kryetari i klubit të karatesë ‘Drita’, Arsim Ibrahimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për rikonfirmimin e mbështetjes për klubin, duke thënë se “kjo do jetë ndihmë shumë e madhe për këtë klub, si stimulim për sukseset edhe në të ardhmen”. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version