Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ishte edhe kandidat për kryetar të LDK-së, pas zgjedhjes së Abdixhikut ka thënë se LDK-ja është e madhe dhe është shkollë politike.
Ai e ka uruar Abdixhikun për pozitën, duke i thënë se do t’i qëndrojnë pranë në çdo proces.
“Lum urime, do të qëndrojmë pranë çdo ditë në çdo proces e detyrë. LDK është më e madhe, është standard politik, shkollë politike është vetë shteti i Kosovës për të cilën kemi punuar pa u ndal”, tha Haziri. /Telegrafi/