Telegrafi

Haziri tregon amanetet dhe detyrat e LDK-së për Kosovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se partia e tij e ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara.

Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kthimi i Luginës në Kosovë, demarkacioni e ushtria, janë amanetet e LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Hazitit në Facebook:

“LDK, si partia më e madhe politike sot, ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin

Vota për demarkacionin me Malin e Zi, marrja datës për liberalizimin e vizave, integrimi i minoriteteve etnike në nivel komunal dhe të drejtat e tyre në pushtetin lokal e deri në asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogu për normalizim dhe rikthimi i komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës, Ushtria e Kosovës në Forcë të Armatosur dhe integrimet euroatlantike, janë detyrë dhe amanet që LDK t’i shtyjë përpara për Kosovën”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/