Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova nuk ka ekip negociator, por ekip mbështetës të presidentit Thaçi.
“Ata dy, pra Limaj e Ahmeti, do të njihen me katunde të reja e do bartin letra për Thaçin, do të nxjerrin statistika, do të nxjerrin harta mbi tavolinë, dhe nuk janë palë në bisedime”, deklaroi Haziri, në RTK.
Sipas tij, Qeveria, por edhe PSD-ja, po bëjnë propagandë kur thonë se kanë ekip negociator.
“SHBA-ja dhe BE-ja e kanë bërë të qartë se Thaçi është palë në bisedimet Kosovë-Serbi”, tha ai.
Haziri ka ripërsëritur se LDK-ja nuk bëhet pjesë e këtij dialogu pa pasur legjitimim në proces të ri elektoral.