Site icon Telegrafi

Haziri thotë se e ka parë dokumentin e Serbisë që synon defunksionalizimin e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Serbia qëllim ka që Kosovën ta bëjë shtet jofunksional dhe, sipas tij, në Beograd ekzistojnë dy dokumente – njërin prej të cilëve e ka parë ky synohet diçka e tillë.

“Definitivisht në Serbi ekzistojnë dy dokumente me opsione edhe për kufijtë. Njërin prej tyre e kam parë. Është dokument që është bërë me kërkesë të kuluareve në Beograd. Në opsionet serbe shihet se pretendojnë të vazhdojnë poetikën e duplifikimit të Kosovës”, ka thënë Haziri në Zona B të Klan Kosovës.

“Ata dëshirojnë defunksionaizmin e Kosovës me marrjen e kufirit në parimin e lumenjve dhe të pasqyrohet me thirrje në Beograd në një Kosovë të vogël’ që e kanë marrë pas statusit final të Vjenës”.

“Me këto pretendime Serbia bjen në kufijtë e vitit 1941. Ata mendojnë që në këtë proces ta defunksionalizojnë me formulën që quhet ‘pak më e vogël se Shqipëria e Madhe'”, ka thënë Haziri.

Exit mobile version