Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se është tendencë e brendshme përpjekjet për ta paraqitur atë të afërt me Partinë Demokratike dhe me Presidentin Hashim Thaçi.
Duke folur për raportet e tij me kundërshtarë të PDK-së, Haziri thotë se dikush ka tendencë ta paraqes atë të afërt me Thaçin.
“Tendenca për me afru Lutfi Hazirin me PDK edhe me Hashim Thaçin është tendencë për konsum të brendshëm”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, raporton Express.
Për ta dëshmuar largësinë me PDK-në, Haziri ka thënë se ka qenë ndër të parët e LDK-së që ka folur publikisht kundër SHIK’ut të Kadri Veselit.
“Jam nënkryetari i parë që publikisht e kam cilësu SHIK-un e Kadri Veselit si organizatë fantome”, tha ai.
Ndërsa për takime me oponentë politikë, Haziri thotë se nuk e ka në kulturë të tij të evitojë takimet me askënd.