Site icon Telegrafi

Haziri: Thaçi president e dobëson PDK-në, e forcon LDK-në (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë e zgjedhja e Hashim Thaçit ish-kryetarit të PDK-së për president, do ta dobësojë PDK-në mirëpo do ta forcojë LDK-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai gjatë një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, e ka krahasuar pozicionin brenda-partiak të Thaçit në PDK me atë të Ibrahim Rugovës në LDK.

“PDK-ja nuk do të jetë e njëjtë pa Thaçin sikurse nuk ishte e njëjtë LDK-ja pa Rugovën. Zbrazëtia që la Rugova, ishte e pakompenzueshme. Ai iu paraprinte proceseve, nuk i priste ato”.

Haziri gjatë kësaj interviste ka riaktualizuar idenë e tij për rishikimin e kufijve me Serbinë, kur ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës, duhet të punojë në rikthimin e kufirit të vitit 1956 dhe inkuadrimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Kosovë.

“Pres përmirësime territoriale të Kosovës karshi Lindjes. Përmirësimi i territorit karshi Preshevës dhe Bujanovcit duhet të ndodhë”.

Haziri ka komentuar edhe kritikën që ia kishte bërë sekretarit të LDK-së, Ismet Beqiri, lidhur me veturën e tij që u dogj nga persona të panjohur.

“E respektoj shumë Ismet Beqirin. Është normale që ai ka pritur solidarizim nga unë. Jam solidarizuar me të gjitha rastet që kanë ndodhur, por nuk është mirë që të kualifikohet në këtë kohë, e ti vishen dikut veprimet pa konfirmim nga policia. Duhet që policia e shtetit ta zbardhë atë që ka ndodhur”.

Ai ka thënë se do t’i qëndrojë lojal Isa Mustafës dhe se nuk e synon pozitën e kryetarit të LDK-së.

Exit mobile version