Site icon Telegrafi

Haziri shpall të premten ditë zie pas tragjedisë të shuarjes së pesë anëtarëve të familjes Bllaca

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmë shtizë, në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.

Lexo po ashtu Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca në Gjilan

Ndërkaq, familja Bllaca, ka hapur të pame në Cërnicë të Gjilanit, fshat nga ku e kanë prejardhjen pesë të vrarët në tragjedinë e djeshme të Gjilanit.

Pesë anëtarët e familjes Bllaca, kanë vdekur ditën e martë. Dyshohet se zyrtarja policore Valdete Bllaca ka privuar nga jeta prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja dyshohet të jetë kryer me revolen e Policisë së Kosovës, për të cilën dyshohet se e ka poseduar viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version