Telegrafi

Haziri, Sejdiu, Shala dhe Veliu, kandidatët kryesorë për kryetar të LDK-së

Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka treguar se kush mund të jenë pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Kujtim Shala dhe Agim Veliu janë katër kandidatët që i kanë gjasat më të mëdha për ta drejtuar LDK-në.

Ai ka mohuar mundësinë që kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, t’i hyjë kësaj gare, siç ka thënë ai, që të “koritet në pleqëri”. Haraqija nuk beson se në këtë proces LDK-ja do të përçahet sikurse në vitin 2006.

Gjithashtu, Haraqija ka bërë me dije se do të angazhohet në politikë, duke u bërë pjesë e procesit zgjedhor të LDK-së në Gjakovë.