Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se tetë nga 14 rastet e reja janë nga komuna e Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka treguar se rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit e cila punon në një klinikë private në Prishtinë.
“Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë. Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontroll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën”, thotë ai.
“Gjithsej janë pesë familje që u është vendosur masa e karantinimit derisa të vjen vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha familjet janë vetizoluar si dhe të gjithë punëtorët e Pediatrisë të vetizolohet dhe Pediatria të mbyllet deri në një vendim të radhës”, deklaroi Haziri.
Haziri thekson se është e domosdoshme që të shtrëngohen masat pas raste të fundit.
“Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.
Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme”, ka shkruar Haziri në Facebook./Telegrafi/