Në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës që do të mbahet sot në ora 10:00, do të raportoj kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Po sot, në ora 12:00 do të dëshmojë edhe udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi.
Pas një ore, në këtë Komision hetimor është ftuar që dëshminë e tij ta jap edhe koordinatori i Qendrës Operative në ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.
Që të tre do të dëshmojnë rreth rastit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve, e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.
Komisioni Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është mbledhur edhe më 1 tetor gjatë së cilës mbledhje, Ilir Hoxha u votua për të qenë ekspert i shëndetit publik për këtë komision.
Sqarime për angazhimet e ekspertëve në këtë komision i dha kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila.
Eksperti ligjor në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është Adem Vokshi.
Para këtij komisioni deri tani dëshminë e tij e kanë dhënë ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ndërsa, po në këtë komision dëshminë e ka dhënë edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu. /Telegrafi/