Site icon Telegrafi

Haziri raporton nesër para Asamblesë Komunale

Kryetari i komunës së Gjilanit dot ë raportojë për punën e tij për periudhën janar- qershor të hënën, para Asamblesë Komunale.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e të enjtes, që e ka udhëhequr Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese, ka vendosur që raportin e kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor, raportin financiar për të njëjtën periudhë si dhe raportin e auditimit, t`i shtyjë për të hënën, ndërkaq ka miratuar me disa vërejtje strategjinë e veprimit për fëmijë (2018-2021), bashkë me rregulloren për të drejtat e fëmijëve, vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme private të pronarit Reshat Syla në zonën “Gllama”, si dhe vendimin për caktimin e lokacionit për fushën sintetike të futbollit në lokacionin afër Livoçit të Epërm, ndërsa për fushën tjetër, që ishte caktuar të jetë ndërmjet fshatrave Velekincë dhe Livoç i Poshtëm, u vendos që të shtyhet për më vonë, pasi të bëhen konsultime shtesë sa i përket lokacionit.

Me insistimin e opozitës dhe në dakordim me shefat e grupeve tjera, fillimisht Kuvendi e ka ndryshuar renditjen e pikave, duke i zhvendos për fund, raportin e kryetarit, raportin financiar si dhe raportin e auditimit, meqë kryetari i Komunës, për shkak të obligimeve tjera, nuk mund t`i bashkëngjitej seancës para orës 14:30.

Kryetari Lutfi Haziri tha se ai është i gatshëm të vijë dhe të raportojë për punën e tij, kurdo që Kuvendi vendos të mbajë seancën, përcjell Telegrafi

Exit mobile version