Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri tha se çdo gjë që është thënë deri dje për mundësinë e tij të kandidimit për kryeministër të vendit është spekulative.
Ai në një prononcim për media, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar partie komentoi po ashtu procesin zgjedhor, të cilën e quajti demokratike.
“Në demokraci votat nuk falen. Nëse vota nuk jepet nuk thuhet që votuesi nuk është demokratike. Konfirmimi i nominimit është proces demokratik. Fatmir Sejdiu është president i Pavarësisë dhe e ka udhëheq LDK-në deri në vitin 2010. Nuk është çështje e këtij Kuvendi. Gjithçka që është thënë dje është spekulim”, tha Haziri duke shtuar se LDK-së, prej sot e tutje do të dal me politika përgatitore për tu përballë me zgjedhjet.
Ndryshe, kandidati i dytë për kryetar partie nga Komisioni për kandidatura Fatmir Sejdiu, i cili nuk e kaloi këtë prag -me vetëm 78 vota- uroi që votimi të ishte autonom i pandikuar.
Mirëpo, më pas Sejdiu e braktisi sallën e mbledhjes nga ku u ri-zgjodh Mustafa për të partin e kësaj partie.
Kundër këtij votimi, ishte Melihate Termkolli e cila u shpreh e zhgënjyer pas ri-zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar partie. /Telegrafi/