Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar se para gjashtë vitesh ka alarmuar depërtimin rus në Ballkan, kurse sot rreziku për destabilizimin e rajonit është rritur.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan”.
“Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i detabilizimit të Ballkanit është rritur”, ka shkruar Haziri, transmeton Telegrafi.
“Koha e fundit që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/