Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcës Tokësore të zhvendoset nga Gjilani për në bazën ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të ndërtohet në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se uron për vendimin e ndërtimit të kësaj baze.
Ndërkaq, Haziri shtoi se zhvendosja e këtij Regjimenti do të lironte hapësirën e premtuar për Kampusin Universitar.
“Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK’së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar”, shkruan Haziri. /Telegrafi/