Site icon Telegrafi

Haziri për presidentin: Nuk ka vota as sot, as në shkurt për Hashim Thaçin

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Hashim Thaçin për një mandat të dytë të presidentit të vendit vitin e ardhshëm.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri është përgjigjur në lidhje me atë nëse do të votojnë për një mandat të dytë për shefin e shefit.

“Në asnjë formë nuk do ta votojmë Hashim Thaçin për një mandat të dytë për president. Nuk ka vota as sot, as në shkurt”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.

Ai theksoi se LDK nuk ka obligime ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit për t’i siguruar votat, pasi këtij të fundit t’i skadojë mandati i presidentit në fillim të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version