Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për menaxhimin e situatës me pandeminë në vend dhe rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve që po shfrytëzohet si karantinë.
Haziri ka hedhur akuza se nga karantina janë liruar njerëz të afërt me partinë në pushtet duke shfrytëzuar vendimet e neuropsikiatërve, për largime kolektive nga karantina.
“Unë nuk kam përmendë asnjëherë emër, as nuk ndaj e as delegoj përgjegjësi. Hetimet kanë me e dëshmu, por përgjegjësia është në ta dhe përgjegjësinë duhet ta bartin ata. Ju ka ra deliri i pushtetit në tru, për 100 ditë qeverisje po flejnë me kravata dhe po rrinë para pasqyreve natë e ditë, kanë harru që këta njerëz kanë nevojë për punë. Duke u kujdesë shumë dhe duke fjetë me kravata e duke nejtë para pasqyreve kanë harru që të gjithë njerëzit nuk e meritojnë me shku në karantinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Shumë njerëz tjerë që i kanë liru prej karantinës u dashtë me qëndru aty, që iu kanë leju me vendime të neuropsikiatrave, kolektivisht duke gjetë formë me i largu nga aty, ky është problem i tyre po ju kisha lutë mos me politizu”, ka thënë Haziri për reporterin.
Ai po ashtu ka zbuluar se pas vdekjes tragjike të 26 vjeçarit në karantinë, Qeveria u ka thënë se kryetarët e komunave nuk guxojnë të komunikojnë me ambasadat.
Haziri ka treguar se në fillim komunat e kishin të ndaluar nga Qeveria të flisnin edhe për pandeminë.
“Nuk kanë të drejtë me u sjellë ashtu, nuk kanë të drejtë me ju thanë kryetarëve të komunave që nuk guxojnë me komuniku me ambasada. Kjo ka ardhë me shkrim në Gjilan që komunat nuk kanë të drejtë me komuniku drejtpërdrejtë me ambasada, nga qeveria komunat nuk kanë të drejtë me folë për Covid-19. Përmes qeverisë, prej qeverisë ka ardhë te ne. Në fillim e kanë nisë mos me folë për pandemi, na nuk kemi autorizime me folë për pandemi, pra janë mundu me e na e gju, me koncentru e me e kapitalizu kur e kanë pa procesin, kur e ka pa sa i vështirë është pandemia mandej kanë fillu me e dekoncentru, me u largu e me u mshefë pas problemit. Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet t’u ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetu lëshimet e tij, u shpreh ai në intervistën për Reporterin.