Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se duhet të ketë kujdes lidhur me atë se si do t’i qaset dialogut.
Në “Blic Interview”, Haziri tha se nuk duhet lejuar assesi politika e “karrotës ose shkopit”.
“Ajo që është e rëndësishme, qeveria duhet të ketë kujdes. Nuk duhet lejuar assesi politika e “karrotës ose shkopit”, pra aty ku organizohet një konferencë ndërkombëtare, ku palët ulen në tavolinë dhe pastaj duhet të zgjedhësh, merre ose leje”, tha ndër të tjera Haziri.
Haziri, shpalosi detaje edhe nga takimi që kishin së bashku me Abdixhikun me Palmer dhe Lajçak.
Haziri tha se mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve ishte që ndërmjetësit do të pajtohen me atë që pajtohen palët.
“Ata thanë se ne do të pajtohemi me atë që pajtohen palët”, tha ndër të tjera Haziri.