Telegrafi

Haziri: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore t’i bashkohet Kosovës (Video)

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se nuk do të ndalen derisa Kosova Lindore t’i bashkohet Republikës.

Ai ka thënë Kosova Lindore duhet t’i zgjedh problemet e veta politike.

“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vet politik dhe bëhet pjesë e pandashme e republikës së vet, Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se nuk ka askush të drejtë që ta lë këtë pjese të Kosovës pa një zgjedhje.

“Nuk ka te drejt askush me lanë anash këtë problem. Nuk ka te drejtë askush me injoru këtë problem. Nuk ka të drejtë askush ta injoroj edhe punën e Jonuz Musliut”, ka thënë Haziri, transmeton Klan Kosova.

Haziri këtë komente i ka bërë gjatë ditë së sotme, gjatë ceremonisë së  varrimit të Jonuz Musliut, i cili vdiq të enjten.