Site icon Telegrafi

Haziri: Nuk ka vend për dyshime, tragjedia në Gjilan nuk ishte nga ndonjë sulm i qëllimshëm (Video)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në "Debat Plus"

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se tragjedia në këtë vend ka qenë si pasojë e aksidentit dhe nuk ka dyshime për ndonjë sulm.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka qenë fat që shumica e nxënësve kanë qenë brenda oborreve të shkollave, pasi sipas tij pikërisht në momentin kur ka ndodhur aksidenti ka një fluks të nxënësve.

“Automjetet e rënda nuk kanë të drejt të futen në qendër të Gjilanit, mirëpo si duket vozitësi e ka pasur problem të kthehet dhe të dërgojë ngarkesën në destinacion final. Kamioni nuk ka mundur të merr kthesë dhe si duket kamionit nuk i ka funksionuar as timoni”.

Haziri ka thënë se tragjedia ka mundur të jetë edhe më e madhe, por reagimi i institucioneve emergjente ka qenë i shpejt për të nxjerr  të plagosurit nga veturat.

“Qytetari i nderuar që është goditur ka qenë këmbësorë, ndërsa rastet tjera kanë qenë të ngujuara nëpër vetura, por falë ndërhyrjes së shpejt të shërbimeve emergjente dhe qytetarëve kanë shpëtuar të gjitha rastet”.

Lexo po ashtu Haziri për aksidentin: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

I pari i Gjilanit ka thënë se nuk ka vend për dyshime, se ky rast ka pasur mundësi të lidhet me ndonjë sulm terrorist.

“Dyshime [për sulm terrorist]nuk ka pasur, pasi ishte një aksident zinxhirorë dhe në një vijë prej një kilometri”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Exit mobile version