Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk është zgjedhur nënkryetar e as sekretar i kryesisë së re të kësaj partie, derisa shtoi se shumë shpejt do të dihet edhe mandatari për kryeministër i LDK-së.
“Nuk u diskutu as për këtë as për koalicionet e mundshme… nuk jam zgjedhur nënkryetar, nuk jam zgjedhur as sekretar. Është çështje që do të vendoset më vonë në kryesi…. më shpejt se javën e ardhshme, shumë më shpejt se javën e ardhshme”, ka thënë Haziri.
Haziri ka treguar se çfarë kanë vendosur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
“Kemi analizuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në dy nivele. Dhe kemi ndarë pjesën e obligimeve që ka të bëjë me përgatitjet zgjedhore. Dhe natyrisht është zgjedhur kryesia e re prej 31 anëtarëve. Kryesi e cila nesër do të takohet, pasnesër do të merr përgjegjësinë e plotë për organizimin e procesit zgjedhor. Tashmë pritet konstituimi i kryesisë nesër në mëngjes dhe gjithçka jemi gati për të hyrë në fushatë edhe me fitu zgjedhjet”, tha Haziri. /kp/Telegrafi/