Site icon Telegrafi

Haziri: Nuk është koha e ultimatumeve e as e kushtëzimeve, emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është përfshirë në debatin e fundit rreth zgjedhjes së presidentit të ri.

Haziri ka thënë se tani është koha për dialog të brendshëm dhe se emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për Telegrafin se partitë politike nuk kanë gatishmëri për të biseduar për postin e presidentit dhe se po rrëshqasin në zgjedhje.

“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, ka pohuar Mustafa.

Lexo po ashtu Mustafa: Nuk ka gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, po rrëshqasim drejt zgjedhjeve

Aktualisht pozitën e presidentes është duke e ushtruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Emërimi i Osmanit në këtë pozitë u bë pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ku shkak për këtë u bë konfirmimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Exit mobile version