Site icon Telegrafi

Haziri ngushëllon familjen Mustafa pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa.

Në telegram, thuhet “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa”.

“Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e Hazirit. /Telegrafi/

Exit mobile version