Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sonte kjo komunë pritet ta mbyll çështjen e pandemisë së coronavirusit.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se Gjilani nga sonte merr frymë më shirë, përcjell Telegrafi.
“Do të jemi ndër të parët nga komunat e mëdha që nuk do të kemi më persona të prekur me COVID-19”.
Duke folur për pasojat e pandemisë, i pari i Gjilanit ka thënë se ka një politikë diskriminuese nga institucionet qendrore në raport me bizneset që janë lejuar të operojnë.
Haziri thotë se komuna ka bërë shumë lirime sa i përket obligimeve komunale në këtë kohë pandemie për qytetarët dhe bizneset.
“Përkundrazi ne kemi subvencionuar 52 familje në pagesën e qerasë. Ne në këtë mënyrë kemi zbrazur arkën komunale”.
Kryetari i Gjilanit ka folur edhe për rastin tragjik që ndodhi me të riun nga Gjilani në qendrën e karantinimit.
“Familja po kalon momente shumë të vështira. Prokuroria ka autorizuar organet policore që të fillojnë hetimin”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/