Telegrafi

Reagon Haziri: Nëse doni numrat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ua japim!

Pas deklarimeve të pozitës se “nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj”, ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Duke akuzuar për arrogancë, thotë se i kanë numrat për rrëzimin e Qeverisë.

“Përkitazi me arrogancën që nëse keni numra rrëzojeni qeverinë. Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë”.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Telegrafi/