Site icon Telegrafi

Haziri nënshkruan marrëveshje me “Inpo” për fuqizimin e shkollave profesionale

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Inpo”, me qëllim të fuqizimit të shkollave profesionale.

Marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe drejtori i organizatës “Inpo”, Arbër Kadriu.

Kryetari Haziri tha arsimi në Gjilan vazhdon të mbetet prioritet i qeverisjes, në fuqizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë.

Drejtori i organizatës “Inpo”, Arbër Kadriu, e falënderoi kryetarin Haziri për nënshkrimin e marrëveshjes, e cila ka të bëjë me fuqizimin e shkollave profesionale, për promovimin e tregut të punës dhe të qendrës së hulumtimit për karrierë.

Exit mobile version