Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se aktualisht prania e SHBA-së në Kosovë kushton 600 milionë euro në vit.
Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, pasi sipas tij SHBA nuk ka agjendë të fshehtë për procesin.
Ai ka thënë se Kryeministri nuk duhet të lihet i vetëm në këtë proces.
“LDK-ja ka dëshmuar se nuk e len kryeministrin të vetëm”.
Kryetari i Gjilanit ka shfaqur edhe frikën e tij nëse Kosova prish raportet me Amerikën.
“Paralajmërimi për ngrirje të fondeve, paralajmërimi për mbështetje teknike dhe paralajmërimi për mungesë të asistencës ushtarake nga ana e një partneri siç është SHBA, krijon në Kosovë një zbrazëtirë të paimagjinueshme”.
“… Me prani ushtarake, ndihmave përmes USAID dhe personalit teknik që ka në Kosovë, SHBA shpenzon 600 milionv euro në vit. Vetëm tërheqja e personelit teknik nga SHBA, do të shkaktohej një kaos në Kosovë”.
Haziri thotë se ky proces i negociatave është ende në fazën e ‘nxemjes’ pasi sipas tij Kosova ende nuk ka format të dialogut.
Nënkryetari i LDK-së thotë se nuk ka pritur një Albin Kurt tjetër në qeverisje duke njohur më parë profilin e tij.
“Albin Kurti ka treguar mjaft fleksibilitet deri më tani”.
Haziri thotë se LDK e sheh dialogun nën udhëheqjen e Kryeministrit derisa nuk ka ndonjë vendim tjetër nga Kuvendi.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë vendim. Dialogu i takon Kryeministrit”, tha Haziri./Telegrafi/