Site icon Telegrafi

Haziri: Në Gjilan kemi shkallë të lartë të përmirësimit të situatës kundër COVID-19

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së COVID-19, në takimin e mbajtur të mërkurën, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit, duke konstatuar se ka shkallë të lartë të përmirësimit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka asnjë pacient me tretman në Klinikë, duke shtuar se 21 pacientë janë në vetizolim.

“Kjo është arritur fal angazhimit të institucioneve komunale, regjionale, përfshirë edhe KBI’në dhe komunitetet tjera fetare. Nga 51 rastet e infeksionit, 2 kanë ndërruar jetë, 21 janë në vetizolim, ndërkaq të tjerët janë shëruar plotësisht”, ka thënë Haziri.

Ai shprehu besimin që rezultatet për testet e sotme të dalin sipas pritjeve, në mënyrë që infeksioni të ulet në pikën zero.

Haziri ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë ta respektojnë orarin e qarkullimit dhe masat kundër përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version