Site icon Telegrafi

Haziri mirëpret volejbollistet e Dritës

Njeriu i parë i Gjilanit, u ka uruar vashave gjilanase për suksesin e arritur duke i motivuar ato të vazhdojnë edhe me suksese të tjera, në nivel vendi por më gjerë.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se volejbollistet femra të KV “Drita”, me kushte minimale kanë fituar maksimumin dhe sot keni në duart tuaja Kupën e Kosovës ndërsa Gjilanit i keni kthyer krenarin.

“Me kushte minimale keni fituar maksimumin në garën kundër ekipit nga Ferizaj. Kupa e Kosovës është krenari, jo vetëm e juaja por e gjithë Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Për këtë sukses tuajin ne do të ndajmë një grant simbolik. Poashtu do t’u mbështesim edhe në garën e Play-off, me logjistikë por sipas mundësive edhe me buxhet. Ju keni kthyer kampionin në Gjilan të cilin ne për pesë vite me radhë e kishim vite më parë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, trajneri i KV ‘Drita’, Lorik Ilazi, tha se pas 15 vjetëve ne falë angazhimit shumë të madh të vajzave, kemi sjell kupën e Kosovës në Gjilan.

“Gjilani para 15 vitesh ishte pesë vjet radhazi kampione e Kosovës. Ne do të punojmë shumë që në garën e play off-it të dalim përsëri fitues. Për këtë sukses që kemi arritur ne një meritë shumë e madhe është edhe e juaja”, theksoi Ilazi.

Ndërkaq, ushtruesi i drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, ka thënë se drejtoria është në funksion të sportit.

“Gjithçka është në funksion tuajin. Në aspektin logjistik por edhe aspektin financiar do të bëjmë gjithçka që është e mundur”, ka pohuar Haziri. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version